U zhvillua Turneu i 5-të Ndërkombëtar i Shahut “VIZIONI M 2025

U zhvillua Turneu i 5-të Ndërkombëtar i Shahut “VIZIONI M 2025

Më 22 qershor 2025, në ambientet mikpritëse të hotelit “SCARDUS” në Kodrën e Diellit – Tetovë, u mbajt me sukses Turneu i 5-të Ndërkombëtar i Shahut “VIZIONI M 2025”.

Ngjarja u organizua nga Klubi i Shahut ANPASAN në bashkëpunim me SH.K “Vizioni M” dhe mblodhi në një vend 177 shahistë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Sllovenia, Bullgaria, Mali i Zi dhe rajoni.

Turneu u zhvillua sipas sistemit zviceran me 9 xhiro, ku garuesit përballeshin në një garë të fortë, sportive dhe korrekte deri në përfundim.

Fituesit e Turneut:

🥇 Vendi i parë: Nebojsha Ristic (Serbi) – fitues i Kupës dhe shpërblimit prej 16,000 denarëve

🥈 Vendi i dytë: Filip Pancevski (Maqedonia e Veriut) – 13,000 denarë

🥉 Vendi i tretë: Toni Lazov (Maqedonia e Veriut) – 11,000 denarë

🏅 Vendi i katërt: Endrit Uruci (Kosovë)

🏅 Vendi i pestë: Nderim Saraci (Kosovë)

Mirënjohje të veçanta:

Garuesi më i mirë nën 18 vjeç:
Kristijan Kavazov
Garuesi më i mirë mbi 65 vjeç: Aleksander Kralevski
Garuesja më e mirë: Eglantina Shanabaj
Garuesi më i mirë me rejting deri në 1900: Fazli Shakirovski
Garuesi më i mirë me rejting 1901–2100: Vladimir Vladimirov
Garuesi më i mirë nga klubi organizator: Ljupco Radicevski

Falënderime të përzemërta shkojnë për referët me në krye Sasko Llakinski, për drejtuesin e eventit z. Nazmidin Imeri, si dhe për sponsorët që ndihmuan në realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm: V7northmacedonia, MSM Taxi dhe Hotel SCARDUS.

Rezultatet e plota të turneut mund të shihen në linkun zyrtar:
🔗 Rezultatet e Turneut
Ky turne dëshmoi se sporti i shahut vazhdon të jetë një urë bashkëpunimi, korrektësie dhe sportiviteti në rajon, duke sjellë bashkë lojtarë të të gjitha moshave dhe vendeve në një garë të denjë dhe të organizuar në nivel të lartë.

MARKETING