Është shpallur thirrje publike për mbështetje financiare në peshkim dhe akuakulturë për vitin 2025

Është shpallur thirrje publike për mbështetje financiare në peshkim dhe akuakulturë për vitin 2025

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informon të gjithë subjektet e interesuara se është shpallur Thirrja Publike nr. 02/2025 për paraqitjen e kërkesave për pagesën e mjeteve nga Programi për mbështetje financiare në peshkim dhe akuakulturë për vitin 2025.

MARKETING

MASAT E DISPONUESHME PËR MBËSHTETJE FINANCIARE:

MASA 1 – Mbështetje financiare në peshkim:

  • Nënmasa 1.6 – Mbrojtje shtesë e peshqve në ujërat e peshkimit:
  • deri në 30.000 denarë për mbrojtjen e zonave rekreative dhe revireve të peshkimit;
  • deri në 150.000 denarë për mbrojtjen e zonave të peshkimit;
  • deri në 400.000 denarë për mbrojtjen e rajoneve të peshkimit.

Mjetet nga Nënmasa 1.6 janë të dedikuara për mbulimin e shpenzimeve të pranueshme për mbrojtje fizike shtesë të peshqve gjatë periudhës së shumimit natyror të tyre.

  • Nënmasa 1.7 – Blerja e pajisjeve për mbrojtjen e peshqve në ujërat e peshkimit (deri në 30.000 denarë);

Mjetet nga nënmasa 1.7 janë të dedikuara për blerjen e pajisjeve për mbikëqyrje video në ujërat e peshkimit.

  • Nënmasa 1.8 – Mjete financiare për eliminimin e ndotjeve ekzistuese të mjedisit (deri në 60.000 denarë);

Mjetet nga nënmasa 1.8 janë të destinuara për mbulimin e shpenzimeve për aksione të pastrimit të pengesave dhe heqjen e mbeturinave të ngurta në dhe rreth ujërave të peshkimit.

Të drejtë për shfrytëzim të mjeteve për MASËN 1 kanë koncesionarët e peshqve në ujërat e peshkimit. Një koncesionar mund të përdorë mjete vetëm për një periudhë të caktuar të shumimit natyror dhe ndalimit të peshkimit.

MASA 2 – Mbështetje financiare në akuakulturë:

  • Nënmasa 2.2 – Mbështetje financiare për materialin për popullimi (ripeshkim), (50% e vlerës së peshqve të blerë ose të prodhuar vetë);

Mjetet nga nënmasa 2.2 janë të destinuara për blerjen e materialit për popullimin e bazeneve të peshqve në periudhën nga 10 shkurt deri më 31 maj dhe nga 1 korrik deri më 31 tetor 2025.

Të drejtë për shfrytëzim të mjeteve nga Nënmasa 2.2 kanë:

  • Subjektet e regjistruara për veprimtari të akuakulturës dhe të regjistruar në regjistrin e kultivuesve të peshqve që mbahet në Ministri;
  • Subjektet që posedojnë leje për prodhimin e materialit për popullim nga bazene të destinuara për tregtim.

MASA 4 – Zhvillimi i tregjeve të reja dhe fushatat promovuese:

  • Nënmasa 4.1 – Mbështetje financiare për promovimin e peshkimit;

Mjetet nga nënmasa 4.1 janë të destinuara për mbulimin e shpenzimeve për promovimin e produkteve të peshkimit me veçori tradicionale.

Të drejtë për shfrytëzim të mjeteve nga nënmasa 4.1 kanë shoqatat e peshkatarëve dhe peshkimit si dhe koncesionarët e peshqve.

  • Nënmasa 4.2 – Mbështetje financiare për marketing dhe promovim të prodhimit akuakulturor;

Mjetet nga nënmasa 4.2 janë të destinuara për mbulimin e shpenzimeve për promovim dhe marketing të prodhimeve akuakulturore dhe për realizimin e fushatave kombëtare promovuese dhe marketingu për produktet e akuakulturës.

Të drejtë për shfrytëzim të mjeteve nga Nënmasa 4.2 kanë:

  • Subjektet e regjistruara për veprimtari të akuakulturës dhe të regjistruar në regjistrin e kultivuesve të peshqve në Ministri;
  • Organizatat e prodhuesve të regjistruara në regjistrin përkatës të Ministrisë.

Ministria i fton të gjithë subjektet e interesuara të njihen me kushtet dhe kriteret e përcaktuara në Thirrjen Publike dhe të dorëzojnë kërkesat e tyre në afat të rregullt.

MARKETING