Jasir Asani drejt një skuadre të re, destinacioni përsëri në Azi

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Jasir Asani, është pranë një transferimi të ri gjatë afatit kalimtar të verës.
MARKETING
Mediat japoneze raportojnë se ylli shqiptar ka arritur akord personal me ekipin japonez, Yokohama F. Marinos, që garon në elitën e futbollit të Japonisë.
Asani, 30 vjeç, aktualisht është pjesë e skuadrës koreane Gwangju, me të cilën ka kontratë deri më 31 dhjetor 2025. Megjithatë, bisedimet për vazhdimin e marrëveshjes kanë ngecur, dhe lojtari po kërkon një aventurë të re.
Sipas faqes së njohur “Transfermarkt”, vlera e tij në treg është 1.2 milionë euro.
Transferimi i tij në Japoni pritet të zyrtarizohet së shpejti, duke i dhënë fund kapitullit të tij në Korenë e Jugut dhe duke nisur një sfidë të re në J-League.