Botërori i Klubeve: Fiton Chelsea, Benfica ndalet nga Boca Juniors

Botërori i Klubeve: Fiton Chelsea, Benfica ndalet nga Boca Juniors

Diferencat mes skuadrave evropiane dhe atyre nga kontinentet e tjera janë të mëdha, duke u konfirmuar dita pas dite në botërorin e klubeve, teksa një tjetër skuadër që e nisi mbarë rrugëtimin në SHBA është Chelsea, e cila duelin e parë e fitoi ndaj Los Angeles FC. Të besuarit e Enzo Maresca zhvilluan një ndeshje jo të nivelit të lartë, por arritën ta godasin kundërshtarin në dy mundësi të mira të krijuara. Në fraksionin e parë ishte portugezi Pedro Neto ai i cili ndali topin në rrjetë.
Në pjesën e dytë të dyja skuadrat shpërdoruan mundësi të mira për gol, sidomos me mesfushorin Cole Palmer. 11 minuta para fundit ishte Enzo Fernandez, i hyrë në fushë si zëvendësues që gjeti dhe golin e sigurisë, 2-0 për blutë, të cilët marrin 3 pikët e para që në nisje. Trajneri Enzo Maresca u zhfaq i zhgënjyer me mënyrën se si ekipi i tij luajti ndaj një kundërshtari me diferenca të mëdha qoftë ekonomike, në vlerat e lojtarëve, por dhe në kualitet.
Në mesnatë Benfica barazoi me Boca Junior, ndërsa të dyja skuadrat u ndëshkuan me karton të kuq. Argjentinasit e nisën sfidën më mirë, madje shënuan dy herë me Merentiel dhe Battaglia, por në fundin e pjesës së parë, Di Maria shënoi golin e parë për portugezët. Otamendi ishte aq që afër fundit të duelit riktheu ekuilibrat, me duelin e mbyllur 2-2. Sa i përket sfidës tjetër, Flamengo mposhti Esperance Tuniz pastër me rezultatin 2-0.

MARKETING