Ilir Hasani i drejtohet ashpër kryetarit të Kushtetueses: Kush je ti që ta nënçmosh gjuhën time?

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Ilir Hasani, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski lidhur me gjuhën shqipe.
MARKETING
“Z. gjyqtar Darko Kostadinovski, nëse ke diçka për të thënë, eja para deputetëve dhe thuaje atë që ua thua gazetarëve,” shkruan Hasani në reagimin e tij.
Hasani e akuzon Kostadinovskin për përçmim të gjuhës shqipe, duke ju drejtuar me fjalët: “Kush je ti që ta ofendosh gjuhën time?”
Më poshtë reagimi i plotë i deputetit Hasani:
Z. gjykatës Darko Kostadinovski, nëse ke diçka për të thënë, eja para deputetëve dhe thuaje atë që ua thua gazetarëve.
Mendimi im dhe i yti për ligjet që i miraton Kuvendi nuk janë edhe aq të rëndësishme kur i shprehim si Iliri apo Darko, por deputeti Ilir apo Kryetari i Gjykatës Kushtetuese Darko kanë përgjegjësi institucionale të bazuar në Kushtetutë dhe ligje.
Kush je ti që ta përçmosh gjuhën time?
Nuk do të të shkarkojmë, vazhdo të jesh Kryetar – por eja para deputetëve dhe thuaje atë që ua thua gazetarëve.