PSG vazhdon me “leksione” futbolli, nis Botërorin e Klubeve me goleadë ndaj Atletico Madrid

PSG vazhdon të habisë. Ekipi francez, kampion i freskët i Europës, dhuroi sërish leksione futbolli, teksa mposhti me rezultatin 4-0 Atletico Madrid.
MARKETING
Ndeshja ishte e vlefshme për fazën e grupeve në Botërorin e Klubeve, shkruan A2.
Ekipi i Luis Enrique dominoi totalisht skuadrën e Diego Pablo Simeones.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, me golat e Fabian Ruiz dhe Vitinha.
Ndërkohë, në pjesën e dytë të lojës, Mayulu dhe Lee Kang In vulosën goleadën.