Stoillkoviq në ambasadën ruse, reagon Ademi: Avokati i Moskës brenda qeverisë!

Stoillkoviq në ambasadën ruse, reagon Ademi: Avokati i Moskës brenda qeverisë!

MARKETING

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Ivan Stoillkoviq, ka marrë pjesë para dy ditësh në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Ruse me rastin e Ditës së Rusisë. Në këtë ngjarje, ambasadori rus Sergej Bazdnikin deklaroi se “operacioni ushtarak në Ukrainë do të vazhdojë”, duke përsëritur qëndrimin zyrtar të Kremlinit për luftën.

MARKETING

Sample Image

Pjesëmarrja e Stoillkoviq në këtë ngjarje ka shkaktuar reagime në skenën politike vendase. Nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, reagoi përmes një postimi, duke e cilësuar Stoillkoviqin si “avokatin personal të interesave të Moskës” brenda qeverisë së re.

“Rrini rehat, shqiptarë! Ka kush ju mbron, Stoillkoviqi në pushtet! Për Rusinë, kjo qeveri e re ka avokat personal: një mik të vjetër të Kremlinit, tani i ulur në institucionet tona,” shkroi Ademi.

Ademi e akuzoi qeverinë për heshtje ndaj këtij zhvillimi, duke shtuar se “shqiptarëve u tregohen përralla, ndërsa ndikimi rus shtrihet qetë-qetë me bekimin e pushtetit”.

MARKETING