Avioni humbi fuqinë e motorëve, tragjedia në Indi, vijojnë hetimet për shkaqet e rrëzimit

Avioni i Air India Boeing 787 dreamliner që u rrëzua këtë të enjte duke lënë pas 241 viktima brenda avionit të Pasagjerëve dhe vetëm një të mbijetuar ka pasur probleme me fuqinë e motorëve si dhe nuk kishte mbyllur ingranazhet e uljes.
MARKETING
Këto janë të dhënat që vijnë nga hetimet paraprake pas gjetjes së dy kutive të zeza ndërsa autoritetet kanë nisur një hetim të plotë teknik dhe operacional, dhe një panel qeveritar do të publikojë raportin me shkaqet e plota të rrëzimit brenda tre muajsh.
Autoriteti i Aviacionit Civil në Indi ka urdhëruar inspektimin e menjëhershëm të të gjithë avionëve Boeing 787 që operohen nga kompanitë ajrore indiane, pas aksidentit tragjik ku humbën jetën të paktën 270 persona. 241 nga viktimat ishin pasagjerë dhe ekuipazhi I avionit ndërsa pjesa tjetër persona që po qëndronin në konviktin e Mjekëve që mbetën të vrarë pasi avioni ra mbi këtë godinë.
Ministri indian i Aviacionit, Ram Mohan Naidu, deklaroi të shtunën se janë dhënë urdhra për kontrolle të zgjeruara të sigurisë për të gjithë avionët Boeing 787-8 dhe 787-9 të pajisur me motorë GEnx. Kontrollet përfshijnë testime të parametrave të ngritjes, sistemit elektronik të kontrollit të motorëve dhe verifikime lidhur me furnizimin me karburant.
Air India, që operon 33 avionë të tillë, konfirmoi se po zbaton urdhrat e autoriteteve dhe se kontrollet mund të sjellin vonesa në disa fluturime ndërkombëtare. Kompania IndiGo, nderkohe ka vetem nje avion Boeing 787 ne floten e saj.
Grupi Tate I cili zotëron kompaninë Ajrore Air India ka njoftuar se do t’iu jap kompensim familjarëve të viktimave të këtij aksidenti ajror rreth 115 mijë dollarë për çdo viktimë.