Takimi Kurti – Hamza në Mitrovicë, Kryeziu: U diskutua për projektet dhe bashkëpunimin mes nivelit lokal dhe qendror

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mitrovicës së Jugut, ku është takuar me kryetarin Bedri Hamza.
MARKETING
Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu për Telegrafin ka bërë të ditur se në këtë takim u diskutua për funksionimin e komunave dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverisë dhe pushtetit lokal, me qëllim realizimin e projekteve që ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarët.
“Pas vizitës dhe takimit me kryetarin e Komunës së Mitrovicës së veriut, Erden Atiq, kryeministri Kurti ka vizituar sot edhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Bedri Hamza. Të dy takimet kanë pasur në qendër të diskutimit punën e këtyre komunave dhe bashkëpunimin ndërmjet qeverisë dhe komunave në realizimin e projekteve në shërbim të qytetarëve”, tha Kryeziu. /Telegrafi/