Real Madrid siguron afrimin e tretë në merkato

Real Madrid siguron afrimin e tretë në merkato

Real Madrid ka siguruar afrimin e tretë në merkato. Pas Dean Hujisen dhe Trent Alexander Arnold, madrilenët kanë arritur akordin me një tjetër lojtar.

MARKETING

Bëhet fjalë për talentin Franco Mastantuono. 17-vjeçari i ka mahnitur të gjithë te River Plate në Argjentinë dhe tani përgatitet për hapin e madh në karrierë.
Talenti argjentinas ndiqej edhe nga PSG-ja, por Real Madrid ka nxituar për të mbyllur marrëveshjen më shpejt.

Spanjollët kanë mbyllur akordin për një kontratë gjashtëvjeçare me sulmuesin e djathtë, ndërsa në arkat e River Plate do të shkojnë 40 milionë Euro.

Mbetet të shihte nëse Mastantuono do të transferohet te Reali para Botërorit të Klubeve, apo pas eventit madhor.

MARKETING