Tërhiqet trupi i të riut që ra nga ura pas vetaksidentit në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ka vdekur në rrethana tragjike i riu nga Pozherani, Ideal Halabaku, shkruan Gazeta Sinjali.
MARKETING
Halabaku, dyshohet se ka rënë lartësia e urës “Arbën Xhaferi”, pas një vetaksidenti dhe trupi i tij tashmë është tërhequr nga vendi ku ka ndodh rasti tragjik.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar kryetari i Vitisë, Sokol Haliti.
“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për vdekjen tragjike të të riut Ideal Halabaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme dhe të dhimbshme, duke lënë pas pikëllim të madh tek familja, miqtë dhe te e gjithë shoqëria jonë”, shkruan Haliti në Facbook.
“Në emrin tim personal dhe në emër të Komunës së Vitisë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Halabaku, të afërmve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën Idealin”.
“Humbja e një jete të re është gjithmonë e rëndë, por kujtimi për Idealin do të mbetet i gjallë tek të gjithë ata që e njohën si djalë shembullor, i dashur dhe plot jetë”.