Alejandro Garnacho ka një skuadër favorite ku dëshiron ta vazhdojë karrierën

Alejandro Garnacho ka një skuadër favorite ku dëshiron ta vazhdojë karrierën

Alejandro Garnacho thuhet se e ka përzgjedhur Chelsean si destinacionin e tij të preferuar nëse largohet nga Manchester United këtë verë.
E ardhmja e anësorit argjentinas te “Djajtë e Kuq” është në dyshim, pasi trajneri Ruben Amorim mësohet t’i ketë sugjeruar të kërkojë një klub të ri.

MARKETING

Description of image

Prej disa muajsh, Napoli ka shfaqur interes serioz për shërbimet e Garnachos, por vetë lojtari raportohet se dëshiron të qëndrojë në Angli.

“Alejandro e di që Liga Premier është liga më e fortë në botë”, citohet të ketë thënë një burim për The Sun.

Ndonëse Garnacho ka pasur disa momente të mira te United, ai dëshiron të afirmohet si një yll i vërtetë ndërkombëtar.

Sipas tij, qëndrimi në Angli është hapi më i mirë për zhvillimin e karrierës së lojtarit 19-vjeçar.

Përveç Napolit dhe Chelseat edhe Atletico Madrid është vënë pas argjentinasit i cili ka një çmim largimi prej 50 milionë eurove.

MARKETING