Netanyahu pretendon se i gjithë Kudsi do t’i përkasë përgjithmonë Izraelit

Netanyahu pretendon se i gjithë Kudsi do t’i përkasë përgjithmonë Izraelit

Në përvjetorin sipas kalendarit hebraik të pushtimit të Kudsit Lindor nga Izraeli në vitin 1967, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu mbrojti idenë se i gjithë Kudsi do t’i përkasë gjithmonë Izraelit, transmeton Anadolu.

MARKETING

Nga llogaria e tij në X, Netanyahu publikoi një video nga tunelet që shtrihen deri nën xhaminë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar.

“(Qyteti) i Vjetër dhe Kudsi i Ri janë në duart tona dhe do të mbeten gjithmonë në duart tona”, tha Netanyahu në një video që xhiroi në tunelin në qytetin Silvan të Kudsit Lindor. Netanyahu pretendon se strukturat e zbuluara në tunelet e hapura për gërmime arkeologjike që shtrihen deri në xhaminë Al-Aksa u përkisnin paraardhësve të tij.

Ai tha se ata marrin vendime të rëndësishme çdo vit në “Ditën e Kudsit”, ditën kur izraelitët festojnë pushtimin e Kudsit Lindor dhe se ndajnë burime të mëdha për vendbanimet përreth Kudsit Lindor të pushtuar.

Izraelitët fanatikë ashtu si çdo vit organizuan marshim provokues me flamuj, në përvjetorin që sipas kalendarit hebraik është pushtimi i Kudsit Lindor në vitin 1967 nga Izraeli.

Izraelitët uzurpues të tokave palestineze, sulmuan palestinezët në Qytetin e Vjetër në Kudsin Lindor dhe brohoritën slogane kundër muslimanëve.

Përveç kësaj, më shumë se 2.000 izraelitë uzurpues të tokave palestineze, bastisën xhaminë Al-Aksa.

MARKETING