(VIDEO) Rasti i onkologjisë, pacientët kërkojnë llogari për krimin me ilaçet e të prekurve me kancer

(VIDEO) Rasti i onkologjisë, pacientët kërkojnë llogari për krimin me ilaçet e të prekurve me kancer

Duhet të paguajnë për atë që kanë bërë, duhet të ketë pasoja dhe të ketë mësim se nuk do të përsëritet më”. Kështu ka porositur Ana Marjanoviq, përfaqësuese e pacientëve onkologjikë, pas padisë së ngritur nga Prokuroria për rastin e Onkologjisë. Ajo gjithashtu tha se pacientët e dëmtuar duhet të dëmshpërblehen.

MARKETING

Ana Marjanoviq, paciente e Onkologjisë

Ajo që është me rëndësi për pacientët në këtë moment është se tani në Onkologji për çdo terapi biologjike vendoset në konsultim për çdo ndryshim gjatë mjekimit, për çdo zhvendosje nga njëri tip i terapsië biologjike apo imunologjike, apo progres i sëmundjes diskutohet në komision dhe aty vendoset për hapin e ardhshëm të terapisë”.

Ana Marjanoviq dhe Angelika Koleva si përfaqësuese të organizatës joformale që i përfaqësojnë pacientët e Onkologjisë, ishin në takim me prokuroren e lëndës së Onkologjisë Ana Gogovska dhe prokurorin e Prokurorisë Themelore Publike Gavrill Bubevskin. Sipas njoftimit të prokurorisë, ata janë informuar për detajet e padive të ngritura kundër mjekëve të Klinikës për Radiologji dhe Onkologji, për mjekimin jo të duhur të pacientëve.

Të premten prokuroria bëri me dije se pas përfundimit të fazës hetimore, ka ngritur dy padi penale për dy drejtorët e Klinikës dhe për tre mjekë për trajtim jo të duhur të pacienëtëve dhe për marrje të terapisë joadekuate si dhe për dëmtim të buxhetit të shtetit mbi 2.2 miliardë denarë.

Emine Ismaili Luzha /SHENJA/

MARKETING