Ndalohet një person në Kumanovë, tejkaloi shpejtësinë në vendbanim

MPB njofton se dje (25.05.2025) në orën 18:20, oficerët e Stacionit të Policisë për Siguri në Trafikun Rrugor pranë Sektorit të Punëve të Brendshme të Kumanovës arrestuan S.M. (19) nga Kumanova.
MARKETING
“Gjatë kontrolleve në trafik, u përcaktua se ai po drejtonte automjet pasagjerësh BMW me shpejtësi prej 91 kilometrash në orë në zonë të populluar ku shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë”.
“Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i mjetit motorik””, thonë nga MPB.