“Janë budallallëqe”, Klopp i hedh poshtë thashethemet për punës si trajner i Romës

Ish- trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka hedhur poshtë me vendosmëri spekulimet e fundit që e lidhin atë me një rikthim në menaxhim, përfshirë thashethemet për një transferim të mundshëm te Roma.
MARKETING
Para disa ditësh u raportua se Klopp do të bëhet pasues i Claudio Ranierit te Roma, si trajner nga sezoni 2025/26.
Duke folur në Gala Ball-in e Fondacionit Liverpool FC – ku ai u emërua zyrtarisht si ambasador për krahun bamirës të klubit – Klopp iu përgjigj raportimeve të shumta me një sinqeritet të jashtëzakonshëm.
“Nuk do të bëhem trajneri i ri i Romës. Kjo histori është një budallallëk”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Nëse lexoni ndonjë thashetheme se unë do të marr një punë trajneri në vitet e ardhshme, është budallallëk. Mund të jeni i pari që e thotë këtë”, përfundoi gjermani.