Rusia pretendon se ka rrëzuar 112 dronë ukrainas

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se gjatë natës ka rrëzuar 112 mjete ajrore pa pilot (UAV) ukrainase në rajone të ndryshme, veçanërisht në Moskë, transmeton Anadolu.
MARKETING
Në një deklaratë nga ministria lidhur me sulmet e ushtrisë ukrainase, thuhet se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore shkatërruan dronë ukrainas të tipit avion.
Janë rrëzuar gjithsej 112 dronë, 24 prej të cilëve ishin në Moskë dhe 88 në më shumë se 10 lokacione në zonën përreth, thuhet më tej.
Agjencia Federale Ruse e Transportit Ajror (Rosaviatsiya) tha se uljet dhe ngritjet e avionëve në aeroportin “Vnukovo” në Moskë, “Ivanovo” pranë Moskës, “Kaluga” dhe aeroportet në “Kostroma” dhe “Yaroslavl” u pezulluan përkohësisht dhe më pas rifilluan.
Ukraina dje nisi sulme intensive me dronë, veçanërisht në kryeqytetin e Rusisë, Moskë, dhe zonat përreth saj. Fluturimet në aeroportet e Moskës u ndërprenë për shkak të sulmeve me dronë dhe dhjetëra avionë u vonuan.