Rritet në 53.762 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Me 107 të vrarë në 24 orët e fundit ka arritur në 53.762 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton Anadolu.
MARKETING
Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza, janë ndarë të dhënat e fundit në lidhje me viktimat dhe të plagosurit në sulmet që Izraeli vazhdon në Rripin e Gazës.
Në 24 orët e fundit në spitalet në Gaza janë sjellë 262 të tjerë të plagosur dhe 107 të vrarë, 3 prej të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat.
Të paktën 3.613 palestinezë janë vrarë dhe 10.156 të tjerë janë plagosur në sulmet që ushtria izraelite ka kryer që nga 18 marsi e deri më tani, duke shkelur armëpushimin e arritur më 19 janar.
Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 53.762 ndërsa numri i të plagosurve në 122.197.
Thuhet se në Rripin e Gazës nën rrënoja ende ka mijëra të vrarë.