Aktivitete promovuese të Programit studimor Filologji orientale të Universitetit të Tetovës

Aktivitete promovuese të Programit studimor Filologji orientale të Universitetit të Tetovës

Programi studimor Filologji orientale është themeluar në vitin 2009, është në kuadër të Fakultetit Filozofik në Universitetin e Tetovës. Ky program studimor ka dy drejtime: Gjuhë dhe letërsi turke dhe Gjuhë dhe letërsi arabe. Gjatë përiudhes 5-15 maj 2025, një pjesë e stafit akademik realizoi aktivitete promovuese me nxenësit e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut.

MARKETING

Ekipi promovues i Filologjisë orientale udhëhiqej nga Shefi i programit studimor, Prof.dr. Sulejman Baki i shoqëruar nga Doc.dr. Dritan Skenderi, Dr. Eljesa Ismaili, Mr. Bekim Sulejmani dhe Doc.dr. Gyrkan Moralë, profesor vizitor nga Türkiye. Përveç shpërndarjes së broshurave promovuese të përgatitura enkas nga Filologjia orientale për këto promovime, nxenësve maturantë iu ofrua informacion i detajuar rreth programit mësimor, përmbajtjes së lendëve, aftësitive dhe shkathtësive që fitohen gjatë studimit dhe mundësive për punësim pas përfundimit të studimeve në këto dy drejtime. Promovimi u vlerësua si i suksesshëm dhe i njëti u prit me interes të theksuar nga të gjithë nxenësit maturantë.

Aktivitete promovuese u realizuan në disa shkolla, edhe atë: në shkollën e mesme të mjekësisë “Nikolla Shtejn” dhe Shkollën Ndërkombëtare “Maarif” në Tetovë, Shkollën e mesme “Mirko Milevski” në Kërçovë si dhe në konviktin e nxenësve në Shoqatën “ADEKSAM” në Gostivar. Vizitat promovuese të Filologjisë orientale do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Stafi i programit studimor Filologji oriental ju shpreh mirënjohve udhëheqësisë së shkollave dhe mësimdhenësve për bashkëpunimin e treguar dhe mundësinë e ofruar për promovim para nxenësve maturantë.

MARKETING