Jep dorëheqje edhe zv.ministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti

Zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, ka njoftuar dorëheqjen e tij të parevokueshme nga ky post.
MARKETING
Në njoftimin e tij publik, Bexheti shprehet se gjatë 10 muajve në këtë detyrë ka punuar me përkushtim dhe përgjegjësi për të mirën e bujqve dhe të gjithë qytetarëve që përfaqëson kjo ministri.“Ishte një periudhë 10 mujore përkushtimi, përgjegjësie, për t’i shërbyer këtij funksioni për të mirën e bujqve dhe të gjithë të tjerëve që i përfaqëson kjo Ministri. Mendoj se me dinjitet, transparencë, seriozitet dhe krenari sado pak kam kontribuar në këtë pozicion për të mirën e përgjithshme,” shkruan ai.
Bexheti falënderoi kryeministrin, Ministrin e Bujqësisë, kabinetin qeveritar, kolegët dhe bashkëpunëtorët për bashkëpunimin korrekt dhe mbështetjen gjatë kësaj periudhe.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për kryetarin e ASH-së, Arben Taravari, dhe strukturat partiake për besimin e dhënë, duke theksuar se është përpjekur të afirmojë me dinjitet rolin e subjektit politik që përfaqëson.“Faleminderit familjes sime, që si gjithmonë edhe kësaj radhe më kanë mbështetur për respektimin e vendimit tim personal i bazuar në atë kolegjial. Ndihem krenar me çdo ditë të punës sime, ballëlartë e plot energji e përgjegjësi për të vazhduar më tej në çdo sfidë,” përfundon deklaratën e tij Bexheti.