Ali Ahmeti i uron fitoren Edi Ramës: Do të punojmë bashkë për të ecur përpara

Ali Ahmeti i uron fitoren Edi Ramës: Do të punojmë bashkë për të ecur përpara

Kryetari i BDI-së, Ali Aheti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka uruar Edi Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

MARKETING

Sipas Ahmetit Rama fitoren e kurorëzoi me organizimin që bëri në Tiranë ditë më parë ku morrën pjesë krerëve të shteteve evropiane.

‘’S’kishte mënyrë më të mirë se sa ta shpallësh fitoren e Shqipërisë Europiane, ashtu siç i ka hije, nga sheshi i kryeheroit tonë kombëtar hijerënde, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, ku edhe u kurorëzove dhe e vulose atë fitore edhe me pjesëmarrjen e të gjithë krerëve të shteteve evropiane në Tiranë. Prandaj dhe sot, pasi i përfundove të gjitha sfidat me sukses, vendosa të ta uroj, vëllazërisht nga zemra, fitoren spektakolare dhe plebishitare të zgjedhjeve parlamentare. U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Evropë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh dhe do ta realizosh, e ne të gjithë do të mbështesim’’, shkroi Ahmeti.

Sipas Ahmetit Rama duhet ta vazhdojë rrugën drejt pajtimit dhe integrimit sepse në hasmëri shekullore nuk jetohet.

‘’Prandaj, Edi, vijo rrugën drejt pajtimit dhe integrimit sepse në hasmëri shekullore nuk jetohet. Rajonit i duhet pajtim dhe integrim. Mua më ke pas, të ta hap rrugën e të ta ruaj shpinën. Ishe pranë nesh në çdo hap, edhe kur e bëmë gjuhën shqipe zyrtare, edhe kur u dakorduam për korridorin 8 nga Shkupi në Tiranë që e pranove pa asnjë hamendje, edhe kur e hoqëm kufirin mes nesh, për abetaren e unifikuar, dhe për çdo gjë tjetër në të mirën e përbashkët dhe në funksion të së ardhmes europiane’’

Të përqafoj si vëllau vëllain, të uroj shëndet e mbarësi e me mall pres të ritakohemi e ta shtrijmë rrugën tonë të përbashkët europiane, ka shtuar Ahmeti.

MARKETING