(VIDEO) VLEN: BDI po dështon të na shkatërrojë duke përdorur Taravarin

(VIDEO) VLEN: BDI po dështon të na shkatërrojë duke përdorur Taravarin

Koalicioni VLEN ka lëshuar një komunikatë ku thuhet në përpjekjet e BDI-së për të shkaktuar tërmet brenda VLEN-it përmes Taravarit kanë dështuar plotësisht. Sipas koalicionit të partive shqiptare, tentativa për përçarje është shndërruar në një bumerang politik për vetë autorët e saj. Kjo dëshmon se VLEN nuk është një koalicion i rastësishëm, por një projekt serioz politik me themel të fortë dhe me vizion të qartë për të ardhmen.

MARKETING

Koalicioni VLEN

“Sot, VLEN garanton stabilitet me numra në Qeveri, duke qenë një shtyllë e rëndësishme e shumicës parlamentare dhe e rrugës së re të qeverisjes që po vendoset në vend. Jemi të përkushtuar për të avancuar interesin shqiptar, për të luftuar korrupsionin dhe për ta bërë shtetin funksional për të gjithë qytetarët”

Koalicioni njofton se në ditët dhe javët në vijim priten zhvillime të reja politike, që do ta forcojnë më tej rolin udhëheqës të tyre në bllokun shqiptar dhe pozicionim si forcë avangarde të ndryshimit në skenën politike shqiptare.

/SHENJA/

 

MARKETING