Liga e Parë ul siparin, Shkëndija do të marrë trofeun e merituar

Liga e Parë ul siparin, Shkëndija do të marrë trofeun e merituar

Elita e futbollit vendor, sot ul siparin për sezonin 2024/25. Vëmendja do të jetë në Tetovë, aty ku Shkëndija përballet me Sileksin dhe pas saj merr trofeun e titullit kampion. Pas katër ndeshjeve pa tifozë, stadiumi në Tetovë do të mbushet me ngjyrat kuqezi, pasi Komisioni i Disiplinës pranë FFM-së ka miratuar kërkesën për uljen e dënimit. Interesant do të jetë edhe dueli Pelisteri – Besa, me këta të fundit që kërkojnë mbejetesën dhe shmangien nga pozita e balotazhit. Në program do të jenë edhe ndeshjet Brera – Rabotniçki dhe Tikveshi – Struga.

MARKETING