Samiti i Komunitetit Politik në Tiranë, Rama i ulet në gjunjë Giorgia Melonit

Samiti i Komunitetit Politik në Tiranë, Rama i ulet në gjunjë Giorgia Melonit

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka mbërritur në tapetin e kuq të shtruar një sheshin Skënderbej ku kryeministri Edi Rama po pret liderët evropianë që do të marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropianë.

MARKETING

Rama ka përsëritur veprimin që bën sa herë takon kryeministren italiane që e cilëson një mike shumë të mirë, është ulur në gjunjë para saj gjë që është shoqëruar me të qeshura nga Meloni.

Në një prononcim për mediat në Tiranë, Meloni u shpreh se është e rëndësishme që në Samitin e sotëm të sigurisë, BE duhet të kërkojë alternativa dhe të këmbëngulë për armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë.

E pyetur dhe për kampin e emigrantëve në Gjadër, marrëveshje e qeverisë italiane dhe shqiptare, kryeministrja italiane tha se nuk ka kaluar ta shohë kampin, por puna vazhdon dhe gjërat janë në rrugën e duhur.

MARKETING