(VIDEO) MPB kërkon që maturantët të festojnë me mençuri

(VIDEO) MPB kërkon që maturantët të festojnë me mençuri

Pasi në këtë periudhë të vitit maturantët festojnë festën e maturës, Ministria e Punëve të Brendshme, ka dalë me me një apel të rëndësishëm  për të gjithë nxënësit që përfundojnë këtë vit shkollën e mesme. MPB u ka bërë thirrje maturantëve që të festojnë me përgjegjësi, të mos përdorin makinat, alkoolin dhe drogën.

MARKETING

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Mos u lejoni fëmijëve tuaj të shkojnë në kremtimin e mbrëmjes së maturës me automobil. Gabimet në komunikacion mund të jenë fatale. Prandaj, në kremtimin e maturës të shkojnë pa makinë, pa konsumimin e alkoolit, pa përdorimin e lëndëve  narkotike, pa prishjen e rendit dhe të qetësisë publike”

Përgjegjësia për sjelljen devijuese te një pjesë e maturantëve në komunikacion nga MPB theksojnë se është kryesisht e të rinjve, por edhe e prindërve të tyre.

Ndërkaq, statistika e trafikut tregon se në ditët kur organizohen kremtimet e maturës rritet numri i aksidenteve të komunikacionit. Një pjesë e madhe e pjesëmarrësve në aksidentet e komunikacionit janë  maturantë, të cilët sipas MPB-së, më së shpeshti përfundojnë me lëndime të rënda trupore, ndërsa jo rrallë edhe e humbasin jetën e tyre.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

 

 

MARKETING