Rama: Me PS, të sigurt drejt BE. Po ndërtojmë një Shqipëri europiane

Rama: Me PS, të sigurt drejt BE. Po ndërtojmë një Shqipëri europiane

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin për të shprehur falenderimet për qytetarët, që i besuan një mandat të katërt Partisë Socialiste.

MARKETING

Në sheshin “Skënderbej”, Rama u shpreh se me PS, vendi ecën i sigurt drejt BE.

“Shumica jashtë kufijve mendon njësoj si shumica brenda kufijve, për Shqipërinë në BE. Kjo do të thotë shumë për mua dhe për ne të gjithë. Nuk di sesi t’i falenderoj sa, dhe si duhet. Edhe këtë herë, njësoj si herën e shkuar, ime më, Aneta nuk më ndoqi, por duke qenë se edhe këtë herë, të dy u tërhoqen nga vareri në fushatë, dua t’u them të ma bëjnë hallall, po na shohin dhe janë krenar për mua dhe janë krenar për Shqipërinë që po ndërtojmë. Falenderimin më të veçantë e kam për të vetmen opozitë, Linda Ramën”, theksoi ai.

MARKETING