Anes Bajrami shkëlqen me përfaqësuesen U16 të Maqedonisë së Veriut

Anes Bajrami shkëlqen me përfaqësuesen U16 të Maqedonisë së Veriut

Futbollisti i talentuar i Shkupit, Anes Bajrami, ishte pjesë e përfaqësueses U16 të Maqedonisë së Veriut, e cila në periudhën 7 deri më 13 maj, zhvilloi tri ndeshje miqësore në Mal të Zi. Ai luajti nga 90 minuta të plota në secilën përballje ndaj Serbisë, Malit të Zi dhe Sllovakisë.

Paraqitjet e Anesit ishin shumë pozitive dhe treguan qartë potencialin që e ka ai. Me këtë angazhim dhe performancë, ai dëshmoi se është një prej futbollistëve më premtues të gjeneratës së tij dhe një aset i çmuar për të ardhmen e klubit nga Çairi.

MARKETING