VMRO-DPMNE: Taravari në asnjë mbledhje të Qeverisë nuk ka folur për ligjin e gjuhëve e as për balancuesin

VMRO-DPMNE: Taravari në asnjë mbledhje të Qeverisë nuk ka folur për ligjin e gjuhëve e as për balancuesin

Gjatë konferencës së djeshme për media ku Arben Taravari njoftoi për vendimin e partisë, tha se një nga arsyet e largimit ishte edhe heqja e “balancuesit” dhe akuzoi se ka tendencë për margjinalizimin e shqiptarëve.
Por, sipas VMRO – DPMNE-së, Taravari ka marrë pjesë në mënyrë aktive në mbledhjet e qeverisë, por në ato takime ai asnjëherë nuk ka folur për ligjin e gjuhëve e as për rregullimin e balancuesit.
“Nuk ka folur dhe as nuk e ka dëgjuar dikush ndonjëherë të flasë për eurointegrimet, se janë bllokuar për shkak të kontestit të trashëguar me Bullgarisë, i krijuar pikërisht nga ata në përqafimin e të cilit po shkon tani. Por, e dimë se është interesuar për koncesionarin e parkingut të Qendrës Klinike – Gjoka, sepse u eliminua nga loja. Ai ishte shumë i interesuar për Artan Grubin, Zoran Zaevin dhe bizneset e tyre, si dhe për çështje të rëndësishme për BDI-në”, ka deklaruar Valentin Manasievski, VMRO – DPMNE.

MARKETING