Tragjedi në Prizren: 24-vjeçari vdes në rrethana të dyshimta pasi dy të rinj ia shitën një pistolet

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është gjetur i vdekur të dielën në qytetin e Prizrenit, ku dyshohet se ka kryer vetëvrasje me një armë zjarri që ia kishin shitur dy të rinj.
MARKETING
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar për Telegrafin se ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës.
“Sot me datë 11.05.2025 rreth orës 18:20 në Stacionit Policor Prizren- Veri, dy persona njëri 24 dhe tjetri 23 vjeçar kanë raportuar se derisa janë takuar me një person të tretë- viktimën A.T. 24 vjeçar dhe ia kanë dhënë një pistolet, për të ia shitur”, ka deklaruar Bytyqi.
“Viktima, posa e ka marrë armën në dorë, ka shtënë në drejtim të vetes. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku ka konstatuar vdekjen e tij”, shtoi ai.
Trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ndërkohë, policia ka iniciuar hetimet për veprat penale “vdekje e dyshimtë” dhe “mbajtje, posedim apo kontroll i paautorizuar i armës”.