Ndeshje e çmendur, Barca gjunjëzon sërish Realin dhe i afrohet titullit në La LIga

Në një ndeshje të çmendur, Barcelona ka arritur fitoren më të rëndësishme të sezonit në La Liga.
Barca arriti ta mposht Real Madridin me rezultat 4-3, duke çuar në 7 pikë diferencë largësinë në tabelë mes këtyre dy rivalëve,
Golat për Barcelonën u realizuan nga Garcia, Yamal dhe dy gola nga Raphinha, ndërsa për Realin të tre golat u realizuan nga Mbappe.
Me këtë fitore Barcelona, konsolidon pozitën e parë në La Liga ku tashmë kanë gjithsej 82 pikë, ndërsa Real Madridi në pozitën e 2-të me 75 pikë.