(VIDEO) Toshkovski: Hetimi për tragjedinë në Koçan po vazhdon

(VIDEO) Toshkovski: Hetimi për tragjedinë në Koçan po vazhdon

Familjet e të rinjve që humbën tragjikisht jetën në zjarrin e 16 marsit në diskotekën “Puls” në Koçan refuzuan ftesën e Kryeministrit Hristijan Mickoski për një takim të caktuar më 13 maj në Shkup. Në një njoftim dërguar mediave, prindërit theksojnë se arsyeja e refuzimit është vonesa e ftesës, pasi ata tashmë më parë kishin kërkuar që takimi të mbahej në Koçan. Familjet në letrën e tyre gjithashtu sqarojnë se qëndrimi i tyre nuk është shprehje e një konsensusi të plotë, por pasqyron mendimin e shumicës mes tyre.

MARKETING

PRINDËRIT E VIKTIMAVE

Ne e konsideruam propozimin për takim në Koçan si të arsyeshëm dhe të justifikuar, veçanërisht sepse disa prej prindërve nuk janë në gjendje të udhëtojnë për shkak të pasojave të tragjedisë. Kjo është mënyra jonë për të shprehur dhimbjen, për të kërkuar drejtësi dhe për t’u kujtuar institucioneve se nuk duhet të lejojmë që një tragjedi e tillë të ndodhë sërish”.

Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski ka deklaruar sot nga Shtipi se, në lidhje me tragjedinë në Koçan, po ndërmerren aktivitete sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike dhe aktualisht po merren në pyetje një numër dëshmitarësh të cilët janë të lidhur me ngjarjen penale juridike.

Pançe Toshkovski, Ministër i Brendshëm.

Në këtë moment hetimi është ende në vazhdim, po mblidhen dëshmi dhe veprohet sipas udhëzimeve të Prokurorisë Publike. Sapo të ketë zhvillime të reja, opinioni publik do të njoftohet nga Prokuroria për të gjitha hapat që do të ndërmerren në të ardhmen”.

Kujtojmë se, në zjarrin që ndodhi më 16 mars në diskotekën “Pulse” në Koçan, humbën jetën 62 persona dhe rreth 200 të tjerë janë lënduar. Në lidhje me këtë, rast prokuroria ka përfshirë nën hetime mbi 60 persona, në mesin e të cilëve edhe ish ministra dhe funksionarë shtetëror.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING