Durmishi: Masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës japin rezultat, çmimet e ushqimeve po stabilizohen

Durmishi: Masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës japin rezultat, çmimet e ushqimeve po stabilizohen

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën ka informuar për të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për inflacionin në muajin prill.

MARKETING

Description of image

Durmishi tha se inflacioni për muajin prill është praktikisht zero krahasuar me muajin mars, një rritje prej 0.6%, ndërsa krahasuar me prillin e vitit të kaluar inflacioni është 2.6%.

“Çmimet e ushqimeve janë pothuajse të pandryshuara – vetëm 0,3% rritje vjetore, dhe
një rënie prej -1,3% krahasuar me dhjetorin 2024. Këto janë fakte që tregojnë se ekonomia është më e qëndrueshme, dhe qytetarët nuk po përballen me rritje të papërballueshme të çmimeve. Por, ne nuk do të ndalemi këtu. Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ne monitorojmë dinamikën e çmimeve në baza ditore. Deri më tani nuk ka pasur rritje të ndjeshme pas përfundimit të masës. Por nëse dikush përpiqet të abuzojë me situatën – ne do të reagojmë menjëherë”.
“Dhe reagimi do të jetë vendimtar: Mund ta zgjerojmë listën e produkteve me çmime të kufizuara; të vendosim marzhe për të gjitha produktet; Ose të risim kufizimet ekzistuese”.

“Së fundmi, Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve. Me përgjegjësi, vendosmëri dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente do të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme për të siguruar një treg fer dhe të qëndrueshëm për të gjithë”, tha Durmishi.

MARKETING