Gaza, 75 për qind e automjeteve të mbrojtjes civile jashtë funksionit shkaku i mungesës së karburantit

Gaza, 75 për qind e automjeteve të mbrojtjes civile jashtë funksionit shkaku i mungesës së karburantit

Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Rripin e Gazës njoftoi se kriza e karburantit e shkaktuar nga sulmet dhe bllokada e vazhdueshme e Izraelit ka paralizuar kapacitetin e saj të reagimit ndaj emergjencave dhe se 75 për qind e automjeteve të mbrojtjes civile janë jashtë funksionit shkaku i mungesës së karburantit, transmeton Anadolu.

MARKETING

Në një deklaratë me shkrim nga Drejtoria e Mbrojtjes Civile thuhet se “75 për qind e automjeteve tona nuk punojnë sepse nuk ka karburant”. Më tej thuhet se po përjetohet një problem i madh edhe me gjeneratorin elektrik dhe pajisjen e oksigjenit.

Rripi i Gazës është përballur me krizë të thellë humanitare që kur Izraeli mbylli pikat kufitare më 2 mars, duke ndaluar rrjedhën e ushqimit, ilaçeve dhe ndihmës humanitare. Sipas burimeve të qeverisë palestineze në Gaza, në rajon ka uri të përhapur ndërsa numri i të vdekurve nga uria është rritur në 57. Ndërkohë shumica e atyre që kanë vdekur për shkak të urisë janë fëmijë.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, 2.4 milionë palestinezë që jetojnë në Rripin e Gazës ku varfëria është thelluar ndjeshëm si pasojë e sulmeve izraelite që kanë vazhduar gjatë 20 muajve të fundit janë bërë pothuajse tërësisht të varur nga ndihma e huaj.

– Ushtria izraelite rifilloi sulmet e dhunshme në Gaza pas shkeljes së armëpushimit

Pas armëpushimit që hyri në fuqi më 19 janar në Rripin e Gazës, ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj të dhunshme në mëngjesin e 18 marsit.

Që kur ushtria izraelite rifilloi sulmet e saj, 2.545 palestinezë, kryesisht të moshuar, gra dhe fëmijë janë vrarë ndërsa 6.856 të tjerë janë plagosur.

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është rritur në 52.653 ndërsa numri i të plagosurve në 118.897.

Izraeli i cili shkeli armëpushimin tha se do të vepronte me “forcë ushtarake në rritje” kundër Hamasit me arsyetimin se ka refuzuar propozimet e tij të reja për armëpushim.

MARKETING