Kandidati për president të Polonisë djeg flamurin e BE-së në mes të ministrisë

Një skandal i rëndë ka tronditur skenën politike evropiane. Kandidati për president i Polonisë dhe eurodeputeti i ekstremit të djathtë, Grzegorz Braun, ka kryer një akt provokues dhe fyese ndaj Bashkimit Evropian. Ai dogji flamurin e BE-së brenda ndërtesës së Ministrisë së Industrisë në Katowice.
MARKETING
Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë momentin kur Braun, pak çaste para se ta digjte flamurin, fshin këpucët mbi të.
Ky incident ndodh vetëm një ditë pasi Parlamenti Evropian ia hoqi imunitetin parlamentar, duke i hapur rrugë ndjekjes penale në Poloni për një sërë veprash të mëparshme.
Nuk është hera e parë që Braun shfaqet në titujt e mediave për sjellje ekstreme. Në dhjetor të vitit 2023, ai fik qirinjtë e Hanukës në parlamentin polak me një aparat për shuarje zjarri, duke e konsideruar këtë festë si “ngjarje historike të një shteti të huaj”.
Ai kritikoi ashpër prezencën e Chabad-Lubavitch në institucionet polake.
Grzegorz Braun po përballet me disa akuza penale të rënda, përfshirë si fyerje të një grupi fetar në parlamentin polak, ndërprerje të një ligjërate për Holokaustin në Institutin Gjerman të Historisë, heqjen dhe hedhjen në mbeturina të një peme Krishtlindjeje me simbole LGBT në një gjykatë në Krakov.
Pavarësisht sjelljeve të tij skandaloze, Braun është rizgjedhur si eurodeputet në zgjedhjet e qershorit 2024.
Pamje:
Tu jest Polska 🇵🇱 nie Bruksela! pic.twitter.com/MxGOoaufUe
— Grzegorz Braun (@GrzegorzBraun_) May 6, 2025