Kuzhina Qendrore Botërore ndalon operacionet në Gaza, për arsye se rezervat i kanë mbaruar

Kuzhina Qendrore Botërore ndalon operacionet në Gaza, për arsye se rezervat i kanë mbaruar

Organizata joqeveritare me seli në SHBA, Kuzhina Qendrore Botërore (WCK) njoftoi se ka mbetur pa furnizime në Gaza, e cila ka qenë nën bllokadë të plotë nga Izraeli për më shumë se dy muaj, transmeton Anadolu.

MARKETING

Zyrtarët e WCK-së njoftuan në platformën e medias sociale X se për shkak se Izraeli nuk lejon kalimin në Gaza, kuzhinat e tyre në terren kanë mbetur pa përbërësit e nevojshëm për të përgatitur vaktet e përditshme.

“Duke shërbyer më shumë se 130 milionë vakte dhe 26 milionë bukë në 18 muajt e fundit, WCK tani nuk ka më furnizime për të gatuar ose pjekur ushqim në Gaza”, thuhet në deklaratë.

Në deklaratë thuhet se furra e fundit mobile në Gaza që funksiononte ka mbetur pa miell dhe se kuzhinat në terren nuk janë në gjendje të ushqenin familjet palestineze për shkak të mungesës së furnizimeve ose karburantit.

Deklarata vuri në dukje se kamionët e WCK-së të ngarkuar me ushqim dhe lëndë djegëse për gatim janë “në gatishmëri” në kufirin e Gazës që nga fillimi i marsit, por se “shpërndarja jetësore e ushqimit nuk mund të vazhdojë” derisa Izraeli të lejojë kalimin e ndihmave.

Që nga ditët e para të marsit, Izraeli nuk ka lejuar asnjë furnizim me ndihmë humanitare të kalojë në Gaza, duke pretenduar se shpërndarja e kamionëve me ndihma ka qenë jashtë kontrollit dhe se disa furnizime janë plaçkitur.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) ka njoftuar se më shumë se 2 milionë nga 2,3 milionë banorë të Gazës përballen me mungesa bazike ushqimore.

MARKETING