Erdoğan: Turqia e gatshme të bëjë çmos për të ulur tensionet midis Indisë dhe Pakistanit

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka zhvilluar bisedë telefonike me kryeministrin pakistanez Shehbaz Sharif, të cilit i ka shprehur gatishmërinë e Türkiyes për të “bërë çmos për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve” midis Indisë dhe Pakistanit, transmeton Anadolu.
MARKETING
Sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Türkiyes, gjatë telefonatës janë diskutuar tensionet midis Indisë dhe Pakistanit, sulmi që ndodhi natën e 6 majit dhe zhvillimet e fundit.
“Në telefonatë, presidenti Erdoğan shprehu solidaritetin e Türkiyes me Pakistanin, u shprehu ngushëllimet e tij martirëve pakistanezë të sulmit dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve”, tha Drejtoria në X.
Ai shprehu mbështetjen e Ankarasë për “qasjen e qetë dhe të matur” të Pakistanit.
Udhëheqësi turk ka thënë se propozimi i Pakistanit për një hetim ndërkombëtar neutral, transparent dhe të besueshëm për sulmin e 22 prillit në Xhamu dhe Kashmir është i përshtatshëm.
Islamabadi sot tha se të paktën 26 civilë u vranë dhe 46 të tjerë u plagosën në operacionin “Sindoor” të Indisë në Pakistan dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani. New Delhi tha se shënjestroi “infrastrukturën terroriste” në Pakistan.