(VIDEO) Janevska: Do ta ndryshojmë ligjin që të mos na ikin studentët

(VIDEO) Janevska: Do ta ndryshojmë ligjin që të mos na ikin studentët

Përqindja e fluksit të studentëve duhet të llogaritet, sipas numrit të studentëve të regjistruar, jo sipas numrit në konkursin e shpallur”, kështu thotë ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, duke u përgjigjur në pyetjen për uljen e numrit të studentëve dhe nëse ata i lënë fakultetet kur shkojnë në shkëmbim jashtë vendit. Për këtë, ajo shtoi që në përgjithësi përpiqen që ta ulin numrin e studentëve duke dhënë bursa dhe duke bërë kushte më të mira, meqënëse kur të shkojnë në shkëmbim, ata nuk mund të mbesin atje.

Vesna Janevska, ministrja e Arsimit dhe Shkencës

Numrin e fluksit të studentëve duhet ta llogarisim sipas numrit të studentëve të regjistruar, jo sipas numrit në konkursin e shpallur. Pse është bërë në këtë mënyrë më parë nuk ka fare rëndësi, tani do ta rregullojmë. Pse nëse vendet e lira janë 20.000, ndërsa regjistrohen vetëm 10.000, atëherë përqindja e fluksit në krahasim me 10.000 është shumë më i ulët se sa kur do ta konsideronim në krahasim me 20.000”.

Tutje, ajo tha së që të mbahen studentët, po përgatitet një ligj i ri për arsimin e lartë, nga ku parashikohen programe të reja, moderne studimore të cilat sipas saj, do t’u interesojnë studentëve, si dhe planifikohet më shumë punë praktike në institucionet publike dhe në kompani. Për momentin, njëkohësisht thotë që po përgatitet edhe konkursi së bashku me Sektorin për arsim të lartë.

Ndërkaq, siç theksoi rektorja e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”-Shkup, Biljana Angelova, Konkursi për regjistrimin e studentëve në vitin e parë për vitin akademik 2025/2026 është miratuar nga Rektorati dhe është dorëzuar në MASH. Për më shumë Angelova thotë që në afatin më të shkurtër, në qershor, pret që ta kemi konkursin për vitin e ardhshëm.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING