(VIDEO) Përfshirja e kryetares së antikorrupsionit në korrupsion më e turbullta

Në njëkohë të besimit shumë të ulët në organet e drejtësisë, Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, gjatë përbërjes së kaluar konsiderohej një lloj pike e ndritshme në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë, përfshirja e kryetares aktuale të Antikorrpsuon, Tatjana Dimitrovska, në hetimin për rastin “Aditiv”, ka kthyer këtë komision në një fillim të ri, thuhet në raportin mujor të organizatës Transparency International, ku janë përfshirë ngjarjet më të turbullta dhe të qarta të korrupsionit. Në raport përmendet edhe rasti i marrjes së mitos për falcifikimin e dokumenteve për marrjen e pensionit invalidor dhe për përkujdesje për persona tjetër, ku në krye të skemës ishte ish drejtoresha e Klinikës për vesh, hundë dhe fyt në Shkup.
Transparency International
“Ajo kishte formuar dy grupe kriminele të cilët kanë marrë mito dhe në këmbim kanë falsifikuar dokument mjekësor dhe kanë kryer procedurat për sigurimin e të drejtave sociale. Në skemën kanë qenë të kyçur mjekë nga Klinika për vesh, hundë dhe fyt, neurologji, Spitali i përgjithshëm i Velesit, psikiatrisë, por edhe një person i kualifikuar, anëtarë të komisionit për vlerësim të aftësisë së punës, avokat, por edhe zyrtarë të tjerë. Procedurat për realizimin e të drejtës për përkujdesje për person tjetër zhvilloheshin përmes Velesit. Kërkuesit e kësaj të drejte jepnin ryshfet te mjekët amë nga ky qytet”.
Në mesin e ngjarjeve më të turbullta të korrupsionit është edhe drejtori i Geriatrisë i cili u kap nga policia derisa merrte 20 mijë euro mito për të pranuar në spital një person të palëvizshëm, si dhe truproja e kryeministrit Hristijan Mickoski i cili tentoi që të shiste informacione sekrete.
Transparency International
“Inspektori i arrestuar nga sigurimi personal i Mickoskit ka tentuar të shesë dokumente të klasifikuara për 50.000 euro – I dyshuari, Angel Samarakov, inspektor i pavarur dhe pjesëtar i Njësisë për Sigurimin Personal të kryeministrit Hristijan Mickoski, është kapur në parkingun përpara një hoteli në Veles gjatë përpjekjes për të shitur dokumente të klasifikuara për shumën prej 50.000 euro, njoftoi Prokuroria Publike”.
Ndërkaq, në mesin e ngjarjeve të qarta, është theksuar rasti me hetimin e hapur të prokurorisë për mungesën 7,3 milionë euro në Agjencinë për Menaxhimin e Pronës së Konfiskuar, si dhe kallëzimin penal të ngritur nga prokurorua ndaj 10 zyrtarëve policorë nga Koçani dhe Shtipi në lidhje me tragjedinë në Koçan.
Teuta Buçi /SHENJA/