Një foshnje e porsalindur ndërroi jetë në Shkup

Një foshnje e porsalindur ndërroi jetë në Shkup

Një foshnjë e porsalindur ka vdekur në Shkup, njoftojnë nga policia.
Foshnja ishte lindur nga një grua 25-vjeçare në ambiente shtëpiake në Shkup.
“Më datë 04.05.2025 në ora 07:15 në SPB-Shkup, në Klinikën e Fëmijëve në Kompleksin Klinik “Nënë Tereza” në Shkup është raportuar se rreth orës 06:20 minuta u është sjellë një foshnje e vdekur. Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas raportimit, 25-vjeçarja nga Shkupi kishte lindur në shtëpinë e saj në Shkup në orët e hershme të mëngjesit, pas çka ajo dhe foshnja janë dërguar në Klinikë. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe trupi i pajetë i foshnjës është dërguar për obduksion”, thonë nga MPB.

MARKETING