Dështimi i 11-të, Kuvendi i Kosovës nuk arrin sërish të konstituohet

Sot Kuvendi i Kosovës mbajti tentativën e 11-të për konstituim, pas më shumë se tre javësh bllokadë institucionale.
Deputetët u rikthyen në sallë në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit, por sërish ky proces dështoi e kjo për shkak të mospajtimeve mes partive politike.
Edhe sot nuk pati lëvizje përpara vetëm përsëritje e skenarëve të mëhershëm.