Putin shpreson që nuk do të nevojitet përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë

Putin shpreson që nuk do të nevojitet përdorimi i armëve bërthamore në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin tha sot se shpreson që nuk do të ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë, transmeton Anadolu.

Në një intervistë të ardhshme me gazetarin rus Pavel Zarubin, një fragment i së cilës u nda në Telegramin e tij, Putin ka thënë se vendi i tij nuk ka pasur ende nevojë të përdorë armë të tilla që nga fillimi i luftës Rusi-Ukrainë, e cila filloi më 24 shkurt 2022.

“Nuk kishte nevojë të përdornim armët që sapo përmendët. Dhe shpresoj se nuk do të ketë nevojë”, u shpreh Putin, duke thënë më tej: “Ata donin të na provokonin, donin që ne të bënim gabime”.

“Ne kemi forcë dhe burime të mjaftueshme për ta çuar atë që filloi në vitin 2022 në përfundimin e saj logjik, me rezultatin që i nevojitet Rusisë”, shtoi Putin.

Ai gjithashtu pohoi se pajtimi midis Rusisë dhe Ukrainës është “i pashmangshëm”, duke thënë se është vetëm “çështje kohe” pavarësisht “tragjedive” të përjetuara mes konfliktit të armatosur, tani në vitin e tij të katërt.

MARKETING