Dyshohet se burri vrau gruan në Shkup dhe tentoi të arratiset, prokuroria po heton shkaqet

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Publike Themelore e Shkupit sot ka kryer hetim në vendin e ngjarjes në shtëpinë familjare në Shkup, ku sipas informacioneve të para dyshohet se një burrë e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij.
Prokurori publik ka dhënë urdhër për t’u kryer obduksioni ndaj të ndjerës, ndërkaq ekipet hetuese nga vendi i ngjarjes kanë grumbulluar gjurmë dhe dëshmi materiale të cilat do të jenë lëndë e ekpsertizës.
Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se i dyshuari është kapur në kufirin e Tabanocit.