DASH: Raportet se SHBA-ja është tërhequr nga bisedimet e paqes në Ukrainë, të rreme

DASH: Raportet se SHBA-ja është tërhequr nga bisedimet e paqes në Ukrainë, të rreme

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Tammy Bruce, i quajti të rreme raportet se SHBA-ja po shqyrtojnë mundësinë e ndërprerjes së pjesëmarrjes në zgjidhjen e situatës në Ukrainë.

“Bruce mohoi fuqishëm raportet se SHBA-ja ishte tërhequr nga bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës, duke i quajtur ato të rreme dhe duke theksuar përfshirjen e vazhdueshme të Amerikës”, raportoi “Fox News”.

“Ideja që ne po tërhiqemi nuk është e vërtetë”, tha zëdhënësja e DASH.

“Nëse nuk ka progres të qartë në marrëveshje, ne mund ta ndryshojmë qëndrimin tonë”, tha ajo duke theksuar se kjo nuk përfaqësonte në asnjë mënyrë një hap prapa nga procesi.

Gjithashtu, Bruce theksoi se vendimi për një tërheqje të mundshme nga procesi negociues i takonte ende i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio.

 

MARKETING