Kili, hiqet alarmi për cunami, pas tërmetit me magnitudë 7.5

Autoritetet kiliane kanë hequr paralajmërimin për cunami dhe urdhrin e evakuimit për brigjet e rajonit Magallanes, në jugun e largët të vendit, pas një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë në det, me 17 lëkundje pasuese (shkalla Rihter).
“Evakuimi parandalues ka mbaruar. Me fjalë të tjera, të gjithë mund të rifillojnë aktivitetet e tyre, përveç aktiviteteve ekonomike bregdetare”, tha Juan Carlos Andrade, drejtor rajonal i Shërbimit të Parandalimit dhe Reagimit ndaj Fatkeqësive të rajonit Magallanes.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua 218 kilometra në jugperëndim të Puerto Williams.