Sulmi me dron nga forcat ruse, të paktën 29 viktima në Ukrainë

Sulmi me dron nga forcat ruse, të paktën 29 viktima në Ukrainë

Forcat ushtarake ruse kanë vazhduar sulmet në Ukrainë. Pavarësisht bisedimeve të vazhdueshme për paqe, sulmet mes dy vendeve gjithashtu kanë vazhduar. Ndërkohë një sulm me dronë në Zaporizhzhia, ka shkaktuar zjarr në disa ndërtesa. Të paktën 29 persona, përfshirë edhe fëmijë u raportua se kanë ndërruar jetë.

Guvernatori i rajonit, Ivan Fedorov ka thënë se forcat ruse kishin kryer të paktën 10 sulme në qytet duke shkatërruar shtëpi private, institucione arsimore dhe dhjetëra ndërtesa të larta banimi.

Nga ana tjetër Forca Ajrore e Ukrainës ka njoftuar se ka rrëzuar 64 prej 150 dronëve të lëshuar nga Rusia brenda natës. 62 dronë nuk e kanë arritur shënjestrën e caktuar, ndërkaq nuk është specifikuar se çfarë ka ndodhur me 24 dronët e tjerë.

MARKETING