Protestë në Paris kundër vrasjes së myslimanit duke u falur në xhami

Protestë në Paris kundër vrasjes së myslimanit duke u falur në xhami

Qindra njerëz u mblodhën në “Place de la Republique” në Paris sot për të protestuar kundër islamofobisë dhe vrasjes së besimtarit mysliman Aboubakar Cisse, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Aboubakar Cisse, 24 vjeç, u godit me thikë për vdekje të premten në Xhaminë Hatice në qytetin La Grand-Combe, rajoni Gard.

Sulmuesi e goditi besimtarin me thikë dhjetëra herë dhe e filmoi sulmin në telefon ndërsa bërtiste me fyerje kundër Islamit.

“Al-Azhar” në një deklaratë denoncoi “incidentin terrorist” të kryer nga një sulmues antiislam. Institucioni i lartë islam paralajmëroi kundër aktiviteteve në rritje të “grupeve të supremacistëve të bardhë” të cilët “përdorin slogane mashtruese si nacionalizmi i bardhë, për të justifikuar krimet e tmerrshme kundër myslimanëve”.

Deklarata kërkoi një strategji globale sigurie për të luftuar këtë trend terrorist dhe për të mbrojtur jetët e myslimanëve.

Personi i akuzuar për goditjen me thikë është dorëzuar te autoritetet në Pistoia të Italisë.

MARKETING