Qeveria: LSDM gënjen opinonin, shpenzimet e larta të ministrave janë dezinformim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka demantuar akuzat e partisë opozitare maqedonase LSDM, për shpenzimet e larta të ministrave në dreka.
Nga qeveria thonë se tashmë nuk po harxhohet grumbuj me para dhe se akuzat e LSDM-së janë dezinformim.
Reagimi i plotë:
“Qeveria mohon plotësisht pohimet e rreme dhe manipuluese të partisë LSDM.
Shërbimet e restoranteve të bufeve paraqiten si shpenzime për drekat e ministrave.
Këto nuk janë shpenzime të ministrit Ljutkov, e as të ministrit Mucunski apo ndonjë ministri tjetër qeveritar, por shpenzime për bufetë që funksionojnë brenda ministrive, të cilat i përdorin dhe i paguajnë edhe të punësuarit që paguajnë për shërbimet. Përndryshe, në kohën e LSDM-së, operator i këtyre shërbimeve ishte kompania famoze nga Strumica, “Koncept”.
Kohërat kur ministrat e asaj partie shpenzonin grumbuj parash për luks të shtrenjtë dhe kur ministrat udhëtonin me avionin qeveritar deri në Nish ose Selanik për shopping kanë përfunduar.
Apelojmë që me shumë kujdes të merren lajmet e rreme të prodhuara nga partia e njohur për dezinformim. Është e qartë se LSDM ka zgjedhur të vazhdojë me sjelljen e saj jokonstruktive, të paaftë dhe të papërshtatshme.