VLEN i përgjigjet BDI-së: Qytetarët kërkojnë drejtësi, jo afera dhe korrupsion

VLEN i përgjigjet BDI-së: Qytetarët kërkojnë drejtësi, jo afera dhe korrupsion

Koalicioni opozitar shqiptar VLEN ka reaguar ndaj kërkesës së Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), e cila insiston që paralelisht me zgjedhjet lokale të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Përmes një deklarate publike, VLEN shprehet i gatshëm për zgjedhje, duke sfiduar drejtpërdrejt BDI-në dhe duke renditur një sërë akuzash ndaj saj.

“Nëse mendoni se duhet të na përfaqësojnë ata që me paratë tona blenë për vete qendrën tregtare Soravia, ejani në zgjedhje!”, thuhet në deklaratë.

Deklarata vijon me akuza për ndotjen me mazut kancerogjen, shpëtimin e ish-zyrtarëve të dënuar nga burgu, sjelljen joprofesionale të disa ministrave, legalizimin e lojërave të fatit, lejimin e trafikut të drogës dhe përfaqësimin nga persona që gjenden në listën e zezë të SHBA-së.

VLEN përmbyll reagimin me një mesazh të qartë:”Ne nuk i frikohemi vullnetit të popullit. Populli kërkon përgjegjësi për hajnat, dhe përgjegjësi do të ketë!”

MARKETING