(VIDEO) Perinski: 17 komuna nuk kanë aplikuar fare, të respektohen afatet!

Kanë mbetur vetëm edhe një javë kohë që komunat të aplikojnë në thirrjen e dytë të hapur nga ana e Qeverisë për mbështetje financiare, me mjetet e siguruara nga kredia hungareze.
Ministri i Pushtetit Lokal, Zllatko Perinski ka njoftuar se deri më tani në dikasterin që ai drejton kanë mbrritur 450 aplikime nga gjithsej 63 komuna.
ZLLATKO PERINSKI – MINISTËR I VETËQEVERISJES LOKALE
“36 komuna kanë aplikuar me projekte që kapin vlerën maksimale të mjeteve në dispozicion sipas formulës për kokë banori, 27 komuna kanë mundësi që të aplikojnë me projekte të tjera për të kapur vlerën maksimale të mjeteve që kanë në dispozicion, kurse 17 komuna fare nuk kanë aplikuar”.
Perinski ka zbuluar edhe emrat e komunave që nuk kanë aplikuar fare në këtë thirrje, e që sipas rezultateve del që nga 17 që nuk kanë aplikuar, nëntë janë shqiptare.
ZLLATKO PERINSKI – MINISTËR I VETËQEVERISJES LOKALE
“Komunat që nuk kanë aplikuar fare, deri ditën e djeshme, janë gjithësej 17 edhe atë: Saraji, Qendra, Çairi, Shuto Orizarja, Likova, Probishtipi, Vallandova, Rosomani, Bogovina, Vrapçishtja, Mavrova dhe Rostusha, Tearca, Dibra, Struga, Manastiri, Krusheva dhe Dollneni. Si Qeveri, u bëjmë thirrje dhe apelojmë që të gjithë komunat ta shfrytëzojnë këtë mundësi dhe të aplikojnë duke respektuar afatet ligjore të caktuara nga Qeveria që është data, 30.04.2025.
Ministri Perinski theksoi se ky program është një hap thelbësor për zhvillimin lokal dhe transformimin e komunave dhe zhvillimin e përgjithshëm të shtetit. Kujtojmë se kjo është hera e dytë që Qeveria ofron ndihmë financiare për Komunat. Faza e parë tashmë ka kaluar dhe shumica e projekteve të financuara në atë cikël janë në fazën përmbyllëse. Por, jo gjithcka shkoi mirë në thirrjen e parë, disa komuna aso kohe ishin ankuar se janë përjashtuar dhe projektet e tyre nuk janë marrë parasysh.
Mevludin Imeri /SHENJA/