(VIDEO) Vetëm gjatë fundjavës, mbi një mijë gjoba për tejkalim shpejtësie

(VIDEO) Vetëm gjatë fundjavës, mbi një mijë gjoba për tejkalim shpejtësie

Gjatë fundjavës së zgjatur për shkak të festave të pashkëve, Ministria e Punëve të Brendshme ka vazhduar me kontrollet e vazhdueshme të qarkullimit rrugor në mbarë vendin, nga ku kanë informuar se punonjësit e policisë nga të gjithë sektorët e punëve të brendshme kanë lëshuar gjithsej 2252 urdhërpagesa për kundërvajtje të kryera nga përdoruesit e rrugës, kryesisht në lidhje me Ligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor.

Ministria e Punëve të Brendshme

Janë regjistruar 308 kundërvajtje për parkim të parregullt, 1018 për drejtim me shpejtësi tejkaluar shpejtësinë e lejuar, si dhe 254 pjesëmarrës në komunikacion kanë drejtuar automjet pa patentë shofer. Gjithashtu, janë regjistruar 105 pjesëmarrës në komunikacion të cilët nuk kanë përdorur rripin e sigurimit”.

Ndërkaq nga MPB theksuan se 25 drejtues motoçikletash janë sanksionuar për drejtim mjeti pa helmetë mbrojtëse, 46 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa 66 drejtues mjetesh janë larguar nga trafiku për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit si dhe 21 sanksione për drejtim të semaforit të kuq.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING